Presidenti iranian thekson vendosmërinë për luftën kundër terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86415-presidenti_iranian_thekson_vendosmërinë_për_luftën_kundër_terrorizmit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takimin që pati me disa përfaqësues të partive politike në Irak ka thënë se për të arritur sigurinë dhe stabilitetin e plotë në rajon dhe për të çrrënjosur terrorizmin, rruga është akoma e gjatë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 12, 2019 05:42 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian thekson vendosmërinë për luftën kundër terrorizmit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takimin që pati me disa përfaqësues të partive politike në Irak ka thënë se për të arritur sigurinë dhe stabilitetin e plotë në rajon dhe për të çrrënjosur terrorizmin, rruga është akoma e gjatë.

Presidenti Hasan Ruhani në krye të një delegacioni të lartë politik dhe ekonomik ndodhet për një vizitë në Irak. Ditën e hënë ai në një takim që pati me përfaqësuesit e partive dhe grupeve politike në Irak ka thënë: Me gjithë sukseset e konsiderueshme të Irakut në luftën kundër terrorizmit, kjo luftë nuk ka përfunduar dhe Irani vazhdon të jetë mbështetës i Irakut për shkatërrimin e plotë të terrorizmit. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vlerësoi qëndresën dhe rezistencën e kombit dhe ushtrisë irakiane në luftën kundër terroristëve dhe shtoi se në kohën kur disa vende buzëqeshnin nga gëzimi se kujtonin se terroristët e ISIS kishin pushtuar popullin irakian, kombit iranian i ka qëndruar pranë kombit irakian dhe arriti tu japë disfatën më të madhe terroristëve. Në këtë takim të gjithë përfaqësuesit e grupeve dhe partive politike në Irak kanë dënuar sanksionet e paligjshme dhe të padrejta të Amerikës kundër Iranit dhe kanë shprehur solidaritet me kombin iranian. Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit me ftesë zyrtare të Berham Saleh president i Irakut dhe Adel Abdul’mehdi kryeministër i Irakut në krye të një delegacioni politik dhe ekonomik ka shkuar për një vizitë treditore në Irak. Vizita historike e presidentit Ruhani në Irak për shumë analistë dhe qarqe politike është cilësuar si një pikë kulmore në marrëdhëniet Teheran-Bagdad.