Zbulohen armë sioniste në Dara të Sirisë
Forcat e ushtrisë së Sirisë gjatë operacioneve për spastrimin e rajoneve të çliruara nga pushtimi i terroristëve të ISIS në provincën Dara, përsëri kanë gjetur një sasi të armëve të prodhuara nga shtetet perëndimore dhe nga regjimi sionist.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se një sasi e konsiderueshme e armëve dhe pajisjeve ushtarake të prodhuara nga regjimi sionist janë zbuluar në ish-bazat e terroristëve të ISIS në pjesë të ndryshme të provincës Dara në jug të Sirisë. Forcat e ushtrisë së Sirisë në provincën Dara shumë herë kanë zbuluar depo të armëve të grupeve terroriste me prodhim të regjimit sionist. Së fundi në provincën Kunejtra është zbuluar një depo e terroristëve të ISIS dhe një e grupit Fronti Nusra të mbushura me armë dhe medikamente të prodhuar nga Amerika dhe regjimi sionist. Ndërkohë burime lokale në Siri kanë njoftuar se si pasojë e shpërthimit të një bombe artizanale në rrugë para kolonës ushtarake të forcave kurde të mbështetura nga Amerika në hyrje të qytetit Baguz në verilindje të Sirisë ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur disa pjesëtarë të këtyre forcave.