Presidenti i Irakut dënon sulmin terrorist në Zelandën e Re
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86522-presidenti_i_irakut_dënon_sulmin_terrorist_në_zelandën_e_re
Presidenti i Irakut ka dënuar vrasjen dhe plagosjen e dhjetëra myslimanëve në sulmin terrorist që u krye në dy xhami në Zelandën e Re.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 16, 2019 12:18 Europe/Tirane
  • Presidenti i Irakut dënon sulmin terrorist në Zelandën e Re

Presidenti i Irakut ka dënuar vrasjen dhe plagosjen e dhjetëra myslimanëve në sulmin terrorist që u krye në dy xhami në Zelandën e Re.

Terroristët e armatosur të premten në drekë kanë hyrë në dy xhami të Linwood dhe Al Nur në qytetin Christchurch të Zelandës së re dhe kanë hapur zjarre me armë në drejtim besimtarëve që ishin duke falur namazin në xhami.

Gjatë këtij sulmi të egër dhe çnjerëzor, janë vrarë 49 besimtarë dhe janë plagosur mbi 50 të tjerë.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Barham Salih, presidenti i Irakut, në reagim ndaj këtij sulmi terrorist në Zelandën e Re, ka thënë: "Shkatërrimi i terrorizmit ka nevojë për bashkëpunim ndërkombëtar".

Presidenti i Irakut ka theksuar rëndësinë e luftës kundër ideve terroriste dhe ka shtuar: "Sulmi i egër dhe çnjerëzor kundër besimtarëve myslimanë në xhamitë e Zelandës së Re, është sulm kundër të gjitha vlerave njerëzore".