Jemenasit kanë rrëzuar 19 helikopterë Apache të Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86530-jemenasit_kanë_rrëzuar_19_helikopterë_apache_të_arabisë_saudite
Ushtria e Jemenit deklaroi se mbrojtja ajrore e vendit ka arritur të rrëzojë 19 helikopterë Apache të Arabisë Saudite që nga shpërthimi i luftës në vitin 2015.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 16, 2019 16:46 Europe/Tirane
  • Jemenasit kanë rrëzuar 19 helikopterë Apache të Arabisë Saudite

Ushtria e Jemenit deklaroi se mbrojtja ajrore e vendit ka arritur të rrëzojë 19 helikopterë Apache të Arabisë Saudite që nga shpërthimi i luftës në vitin 2015.

Duke folur në një konferencë shtypi në Sana'a të shtunën, zëdhënësi i ushtrisë jemenase Jahja Sare'e prezantoi shifrat lidhur me luftën katërvjeçare kundër vendit të varfër arab. Ai tha se Arabia Saudite dhe aleatët e saj kanë kryer mbi 250,000 sulme ajrore dhe kanë hedhur më shumë se 500,000 bomba dhe raketa në Jemen, raportoi televizioni al-Masirah. Avionët luftarakë të agresorëve gjuajtën të paktën 5914 bomba fragmentale dhe me fosfor në disa provinca të Jemenit, shtoi ai. Sare'e gjithashtu vuri në dukje se një total prej 22 shtetesh kanë qenë direkt dhe indirekt të implikuar në luftën saudite, duke shtuar se Jemeni është në zotërim të provave që dëshmojnë rolin e Izraelit në ofensivën e mbështetur nga Perëndimi kundër Jemenit. Zëdhënësi tha gjithashtu se ushtria jemenase ka rritur aftësinë e saj për të prodhuar armë dhe raketa balistike dhe shtoi se forcat jemenase kanë arritur të shkatërrojnë mbi 7,000 automjete të blinduara, kamionë, tanke dhe buldozerë që i përkasin koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite.