Në Sinxhar të Irakut zbulohen 9 varre masive
(last modified Mon, 18 Mar 2019 13:06:12 GMT )
Mars 18, 2019 14:06 Europe/Tirane
  • Në Sinxhar të Irakut zbulohen 9 varre masive

Një anëtar i komitetit për të drejtat e njeriut në Irak ka njoftuar për zbulimin e 9 varreve masive me viktima që i përkasin komunitetit Izedi të cilët ishin vrarë nga grupi terrorist ISIS në Sinxhar në perëndim të provincës Ninva të Irakut.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Abdulvahid Al-Halfi, anëtar i grupit të hetimeve për varret masive të viktimave të komunitetit Izedi, të dielën me anë të një deklarate, ka thënë se deri më tani në përgjithësi janë zbuluar 76 varre masive në Sinxhar.

Abdulvahid Al-Halfi në këtë deklaratë ka bërë të ditur hapjen e njërit prej varreve masive dhe fillimin e procesit për gjetjen dhe identifikimin e viktimave.

Grupi terrorist ISIS pas sulmit të gjerë në territorin e Irakut në qershor të vitit 2014, ka vrarë në mënyrë masive mbi 1293 burra, gra dhe fëmijë të komunitetit Izedi në ditët e para të ofensivës së tij dhe i ka varrosur ata në varre masive.