Mars 18, 2019 14:51 Europe/Tirane
  • Ushtria sioniste arreston 8 palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor

Forcat ushtarake të regjimit sionist shpesh kryejnë arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme

Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë arrestuar tetë palestinezë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas ushtrisë së regjimit sionist, tetë palestinezë janë arrestuar në bastisjet e organizuara gjatë orëve të natës me pretendimin se "janë përfshirë në aktivitete terroriste".

Palestinezët e arrestuar janë dërguar në qendra të arrestit për t'u marrë në pyetje.

Forcat ushtarake të regjimit sionist po ashtu thanë se një ushtar izraelit është vrarë në afërsi të kolonisë sioniste Ariel në Bregun Perëndimor dhe se bastisje është kryer edhe në shtëpinë e një palestinezi për të cilin ushtria sioniste pretendon të jetë autor i sulmit.

Gjatë bastisjes janë marra masat e duhura për rrënimin e shtëpisë së palestinezit, tha ushtria sioniste, duke shtuar se në vijim janë hetimet për gjetjen e palestinezit.

Forcat ushtarake të regjimit sionist shpesh kryejnë arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve, të cilat janë bërë të përditshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi.

Sipas të dhënave të burimeve zyrtare palestineze, në burgjet e Izraelit ndodhen rreth 6.000 palestinezë, përfshirë 270 fëmijë dhe 430 të mbajtur nën masën e ashtuquajtur "burgim administrativ".

Tags