Netanjahu i lumturuar nga sanksionet e reja të Amerikës kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86702-netanjahu_i_lumturuar_nga_sanksionet_e_reja_të_amerikës_kundër_iranit
Kryeministri i reagimit sionist natën e së shtunës, është lumturuar nga vendimi i qeverisë amerikane për të vendosur sanksione të reja kundër Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 24, 2019 04:10 Europe/Tirane
  • Netanjahu i lumturuar nga sanksionet e reja të Amerikës kundër Iranit

Kryeministri i reagimit sionist natën e së shtunës, është lumturuar nga vendimi i qeverisë amerikane për të vendosur sanksione të reja kundër Iranit.

Beniamin Netanjahu, ka falënderuar presidentin Donald Trump, sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare John Bolton për përpjekjet e tyre për të ushtruar presione mbi Iranin. Ditën e premte Amerika në kuadër të veprimeve të saj armiqësore kundër Republikës Islamike të Iranit ka sanksionuar 17 organe dhe 14 persona në Iran. Gazeta Nju Jork Times thotë se sanksionet e reja të Amerikës kundër Iranit bazohen në pretendimet e nxjerra nga Izraeli kundër Iranit. Pretendimet qesharake të Amerikës kundër Iranit parashtrohen në kohën kur ANEA në 14 raportet e saj ka konfirmuar karakterin paqësor të programit bërthamor të Iranit. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX.