Irani kërkon dhënien fund të luftës dhe gjakderdhjes në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86744-irani_kërkon_dhënien_fund_të_luftës_dhe_gjakderdhjes_në_jemen
Nga lufta e dështuar kundër Jemenit kanë kaluar 4 vjet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 26, 2019 04:25 Europe/Tirane
  • Irani kërkon dhënien fund të luftës dhe gjakderdhjes në Jemen

Nga lufta e dështuar kundër Jemenit kanë kaluar 4 vjet.

Kjo luftë është futur në vitin e pestë në kohën kur shumë funksionarë dhe autoritete ndërkombëtare kanë pohuar se 24 milion jemenas kanë nevojë për ndihma humanitare dhe 15 milion të tjerë vuajnë nga mungesa e ushqimeve, ndërsa me miliona fëmijë vuajnë nga uria. Megjithëse Jemeni përballet me vështirësi të panumërta, bashkësia ndërkombëtare vazhdon të heshtë dhe të jetë neglizhente. Duke pasur parasysh situatën aktuale në Jemen, Irani ka kërkuar t’i jepet fund dhe gjakderdhjes në Jemen. Ministria e Jashtme e Iranit deklaroi se Republika Islamike mbështet një armëpushim gjithëpërfshirës në Jemen, ndërsa bëri thirrje për t'i dhënë fund bllokadës ekonomike dhe çnjerëzore "tiranike" të imponuar popullit të Jemenit. Ministria e jashtme iraniane i bëri komentet në një deklaratë të publikuar të hënën me rastin e katër vjetorit të fillimit të agresionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit. "Në përputhje me politikën e saj për të kërkuar një zgjidhje politike të krizës në Jemen dhe brenda kuadrit të një plani katër pikash, i cili u propozua nga ministri i jashtëm i Iranit në fillim të fushatës kundër Jemenit, Republika Islamike e Iranit deklaron mbështetjen e saj për të gjitha format e armëpushimit gjithëpërfshirës dhe heqjen e bllokadës tiranike ekonomike dhe çnjerëzore kundër popullit të Jemenit ", thuhet në deklaratën e MPJ të Iranit. "Sot, pas vuajtjeve njerëzore të pa përshkruara dhe krimeve të luftës nga koalicioni saudit dhe bashkëpunëtorët e tij në SHBA, dhe përpjekjet për të mbuluar krimet e tyre me akuza absurde kundër Iranit, plani ynë me katër pika mbetet ende i vetmi opsion i mundshëm", thekson Ministria e Jashtme iraniane. ndërsa asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare në përvjetorin e nisjes së agresionit të forcave të koalicionit saudit kundër Jemenit të kryesuar nga Arabia Saudite ka thënë se e ardhmja u përket jemenasve.  Husein Amir Abdulahian në një mesazh në Twitter ka thënë se në kohën kur kanë kaluar 4 vjet nga lufta e dështuar kundër Jemenit, Ansarullah, aleatët dhe populli rezistent i Jemenit, janë fituesit kryesorë të kësaj lufte. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.