Pakistani shpreh ngushëllimet për viktimat e përmbytjeve në Iran
Mars 27, 2019 09:00 Europe/Tirane
Qeveria e Pakistanit është solidarizuar dhe ka shprehur ngushëllimet për qeverinë dhe popullin iranian për viktimat e përmbytjeve në Iran.
Muhamed Fisal, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Pakistanit ditën e mërkurë me anë të një mesazhi në Twitter shprehu ngushëllimet për viktimat e përmbytjeve të fundit në Iran. Ditët e fundit në disa qytete të Iranit si Mazandaran, Fars dhe Lorestan, kanë ndodhur përmbytje që kanë shkaktuar dëme të shumta në njerëz dhe dëme materiale. Vetëm në përmbytjen e qytetit Shiraz kanë humbur jetën 19 persona dhe janë lënduar 105 të tjerë.
Tags