Qeveria irakiane miraton ligjin për heqjen e vizave për iranianët
Mars 27, 2019 04:30 Europe/Tirane
Këshilli i ministrave të Irakut ka miratuar ligjin për heqjen e vizave për shtetasit iranianë.
Në takimin e drejtuar nga kryeministri Adel Abdul’mehdi këshillimi i ministrave mori vendim për kalimin pa viza të shtetasve iranianë në Irak. Akordi për heqjen e vizave u arrit gjatë vizitës së presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani, në Irak. Me vendimin e këshillit të ministrave, vizat për shtetasit iranianë që udhëtojnë në Irak do të hiqen prej 1 prillit. Vlen të theksohet se 7 milion pelegrinë dhe vizitorë iranianë, kalojnë kufirin mes Iranit dhe Irakut.
Tags