Forcat sioniste arrestojnë 13 palestinezë në Bregun Perëndimor
Mars 28, 2019 12:09 Europe/Tirane
Forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë operacioneve të tyre në rajonet e ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë kanë arrestuar 13 palestinezë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se forcat ushtarake sioniste në mënyrë sistematike po kryejnë sulme dhe bastisje në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe me pretekste të ndryshme për çdo ditë po arrestojnë me dhjetëra palestinezë.
Sipas komitetit të të burgosurve palestinezë, rreth 6 mijë qytetarë palestinezë në mesin e tyre 270 fëmijë dhe 52 gra palestineze po mbahen të burgosur pa kurrfarë arsye në burgjet e regjimit sionist.
Tags