Izraeli përjashton operacionet në shkallë të gjerë në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86836-izraeli_përjashton_operacionet_në_shkallë_të_gjerë_në_gaza
Duke vizituar kufirin jugor, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se ushtria izraelite nuk do të niste asnjë operacion të madh kundër Rripit të Gazës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 29, 2019 15:52 Europe/Tirane
  • Izraeli përjashton operacionet në shkallë të gjerë në Gaza

Duke vizituar kufirin jugor, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se ushtria izraelite nuk do të niste asnjë operacion të madh kundër Rripit të Gazës.

"Nëse një fushatë e gjerë është e nevojshme, ne do ta kryejmë atë me vendosmëri dhe besim", tha Netanjahu. Duhet të theksohet se për çdo veprim të nisur kundër Rripit të Gazës, Netanjahu ka pësuar gjithmonë një disfatë. Kryeministri izraelit është i vetëdijshëm se një humbje tjetër në pragun e zgjedhjeve të Knesset do të ishte e kushtueshme për të ardhmen e tij politike. Ndërkohë, palestinezët janë të vendosur të marrin pjesë në një protestë masive të shtunën për të përkujtuar përvjetorin e parë të demonstratave, gjatë së cilave ushtarët izraelitë kanë vrarë 260 palestinezë dhe kanë plagosur mijëra të tjerë. Protestat e quajtura "Marshi i Madh i Kthimit" shprehën kërkesë e palestinezëve për të drejtën për t'u kthyer në atdheun e tyre. Këto protesta filluan më 30 mars të vitit të kaluar. Tensionet që prej asaj kohe kanë qenë të larta në Rripin e Gazës. Të paktën 26,000 palestinezë janë plagosur në protesta, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës. Një mision faktmbledhës i Kombeve të Bashkuara (OKB) zbuloi se forcat izraelite kryen krime kundër protestuesve palestinezë në Gaza, që mund të përbëjnë krime lufte.