Rrëzimin e Morsit e organizoi Izraeli
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86972-rrëzimin_e_morsit_e_organizoi_izraeli
Izraeli ishte pas grushtit të shtetit të vitit 2013 në Egjipt që përmbysi Mohamed Morsin, presidenti i parë egjiptian i zgjedhur demokratikisht, tha një gjeneral izraelit. Morsi, një anëtar i partisë së jashtëligjshme të Vëllazërisë Myslimane, u zgjodh president pas kryengritjes egjiptiane të vitit 2011 kundër regjimit të ish-diktatorit Hosni Mubarak.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 05, 2019 21:26 Europe/Tirane
  • Rrëzimin e Morsit e organizoi Izraeli

Izraeli ishte pas grushtit të shtetit të vitit 2013 në Egjipt që përmbysi Mohamed Morsin, presidenti i parë egjiptian i zgjedhur demokratikisht, tha një gjeneral izraelit. Morsi, një anëtar i partisë së jashtëligjshme të Vëllazërisë Myslimane, u zgjodh president pas kryengritjes egjiptiane të vitit 2011 kundër regjimit të ish-diktatorit Hosni Mubarak.

Gjeneral brigade Arieh Eldad shkroi në një artikull në gazetën izraelite Maariv se zyrtarët izraelitë të inteligjencës kishin arsye të besonin se Morsi "synonte të anulonte marrëveshjen e paqes me Izraelin dhe të dërgonte më shumë forca ushtarake egjiptiane në gadishullin Sinai". Sipas Eldad, kur zyrtarët izraelitë mësuan rreth planeve të supozuara të Morsit, ata e bënë prioritet rrëzimin e presidentit egjiptian dhe zëvendësimin e tij me presidentin aktual, Abdel Fattah el-Sisi, i cili shërbeu si ministër i mbrojtjes para grushtit të shtetit. "Në atë fazë, Izraeli ishte i shpejtë dhe i gatshëm të aktivizonte mjetet e tij diplomatike dhe ndoshta edhe mjete më të mëdha për të sjellë Abdel Fattah el-Sisin në pushtet në Egjipt dhe për të bindur administratën e atëhershme amerikane nën Presidentin Barak Obama që të mos e kundërshtonte këtë veprim", shkroi gjenerali izraelit.