Vriten disa mercenarë saudit në kufijtë e Jemenit
Disa ushtarakë dhe mercenarë të Arabisë Saudite janë vrarë gjatë sulmit me artileri të forcave të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit në zonat kufitare Xhizan dhe Asir në jug të Arabisë Saudite.
Kanali televiziv Al Masira njoftoi se forcat e ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit kanë sulmuar forcat ushtarake dhe mercenarët e Arabisë Saudite në rajonin Al-Mashrik dhe Xhebel Kejs në provincën Xhizan të Arabisë Saudite.
Në rajonin Asir gjithashtu njësitë e artilerisë së ushtrisë së Jemenit kanë sulmuar bastionet e mercenarëve të Arabisë Saudite ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur disa me dhjetëra mercenarë saudit.
Ndërkohë si pasojë e sulmit raketor dhe artilerik të forcave jemenase që është kryer të mërkurën në Al-Sakija dhe Al-Hazm në provincën Al-Xhuf në veri të Jemenit, janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra forca saudite.