Mahmud Abas thekson rezistencë përballë komploteve të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87148-mahmud_abas_thekson_rezistencë_përballë_komploteve_të_amerikës
Kreu i AAP, duke folur mbi planin e ashtuquajtur të paqes të Donald Trump siç njihet ndryshe Akordi i Shekullit ka thënë se populli palestinez do të rezistojë dhe përballet me këtë plan të turpshëm.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 13, 2019 08:10 Europe/Tirane
  • Mahmud Abas thekson rezistencë përballë komploteve të Amerikës

Kreu i AAP, duke folur mbi planin e ashtuquajtur të paqes të Donald Trump siç njihet ndryshe Akordi i Shekullit ka thënë se populli palestinez do të rezistojë dhe përballet me këtë plan të turpshëm.

Mahmud Abas vuri në dukje se komplotet e armiqve janë duke u shkatërruar shtoi se Kodsi dhe populli Palestinës nuk do të jetë i vetëm përballë pushtuesit dhe kolonizatorit dhe do të vazhdojë rezistencën e vet. John Bolton këshilltar i sigurisë kombëtare në Amerikë, ditën e mërkurë ka thënë se plani i propozuar nga presidenti amerikan për paqe mes Izraelit dhe Palestinës, i njohur me emrin Akordi i Shekullit, do të shpallet shumë shpejt. Akordi i Shekullit është një plan i projektuar nga qeveria amerikane që ka për qëllim eliminimin e të drejtave të palestinezëve. Ky plan është projektuar në bashkëpunim dhe me aprovimin e disa vendeve arabe si Arabia Saudite. Sipas planit Akordi i Shekullit të Amerikës, Kodsi i shenjtë i jepet regjimit sionist, të evokuarit palestinezë nuk kanë të drejtë të kthehen në vendin e tyre, ndërsa Palestina do të ketë si territor të saj vetëm zonat e mbetura në BPLJ dhe në rripin e Gazës.