Asad: Amerika shkaktare e destabilitetit të rajonit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87258-asad_amerika_shkaktare_e_destabilitetit_të_rajonit
Shkaku i destabilizimit të rajonit të është prania dhe ndërhyrja e Amerikës në punët e brendshme të vendeve të rajonit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 17, 2019 06:42 Europe/Tirane
  • Asad: Amerika shkaktare e destabilitetit të rajonit

Shkaku i destabilizimit të rajonit të është prania dhe ndërhyrja e Amerikës në punët e brendshme të vendeve të rajonit.

Kështu deklaroi Bashar Asad presidenti i Sirisë. Në takimin që ai pati me Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, presidenti sirian dënoi veprimin e papërgjegjshëm të Amerikës për futjen e gardës revolucionare në listën e grupeve terroriste të Uashingtonit dhe tha se politikat e Amerikës dhe të disa vendeve perëndimore nuk do të bëhen shkak që vende si Irani, Siria dhe aleatët e tyre të heqin dorë nga të drejtat dhe interesat kombëtare të tyre. Ministri i punëve të jashtme të Iranit në krye të një delegacioni ka shkuar në Siri për një vizitë dyditore. Zarif pas arritjes në Damask deklaroi se përpjekjet për vazhdimin e fitoreve në frontin e luftës kundër terroristëve, koordinimi i politikave të vendeve të rajonit dhe shqyrtimi i progresit në procesin politik për zgjidhjen e krizës në Siri; janë prej qëllimeve më të rëndësishme të vizitës së tij në Damask.