Abdul’mehdi: Amerika mashtron lidhur me aktivitetet e gardës revolucionare në Irak
(last modified Wed, 17 Apr 2019 09:12:28 GMT )
Prill 17, 2019 11:12 Europe/Tirane
  • Abdul’mehdi: Amerika mashtron lidhur me aktivitetet e gardës revolucionare në Irak

Kryeministri irakian Adel Abdul’mehdi i ka quajtur mashtruese dhe gënjeshtra deklaratat e fundit të sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo lidhur me rolin e gardës revolucionare në ekonominë e Irakut.

Kryeministri irakian tha se Iraku ka lidhje të gjera tregtare dhe ekonomike me Iranin mirëpo marrëdhëniet ekonomike me gardën revolucionare janë të ndryshme. Kryeministri irakian e quajti gënjeshtër deklaratën e Mike Pompeo lidhur me aktivitetin ekonomik të  gardës revolucionare në ekonominë e Irakut. Mike Pompeo me një deklaratë qesharake ka pretenduar se 20% e ekonomisë së Irakut është nën kontrollin e gardës revolucionare të Iranit. Vendimi i Donald Trump për njohjen e gardës revolucionare si grup terrorist është shkelje e hapur e normave dhe dispozitave të OKB siç është barazia e sovranitetit të qeverive dhe pikërisht kjo shton mundësinë e tensioneve dhe përballjeve të pakontrollueshme.  Si reagim ndaj këtij vendimi, Irani ka njohur si grup terrorist qendrën e forcave ushtarake amerikane në rajonin e Azisë Perëndimore të njohur me emrin CENTCOM dhe të gjitha forcat e varura prej saj.

Tags