Në brigjet e Libanit zbulohen 11 anije të Greqisë së Vjetër
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87262-në_brigjet_e_libanit_zbulohen_11_anije_të_greqisë_së_vjetër
Kryetari i Unionit të Zhytësve të Libanit ka njoftuar për zbulimin e 11 anijeve të vjetra të mbetura në brigjet e qytetit Sur në jug të Libanit të cilat i përkasin një periudhe 300 vite para erës së re.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 17, 2019 08:54 Europe/Tirane
  • Në brigjet e Libanit zbulohen 11 anije të Greqisë së Vjetër

Kryetari i Unionit të Zhytësve të Libanit ka njoftuar për zbulimin e 11 anijeve të vjetra të mbetura në brigjet e qytetit Sur në jug të Libanit të cilat i përkasin një periudhe 300 vite para erës së re.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Al-Sarixhi, ka thënë se studimet e bëra në tre muajt e kaluara në lidhje me skeletin e anijeve të zbuluara dhe mbetjet e tjera të këtyre anijeve në një thellësinë 35 metër në det, tregojnë se këto anije kishin një ngarkesë me gurë.

Sipas tij, këto anije sipas shumë gjasave janë përdorur në sulmin ushtarak të Aleksandrit të Madh kundër qytetit Sur që ka ndodhur në vitin 322 para erës së re.  

Kryetari i Unionit të Zhytësve të Libanit ka shtuar: "Ekziston mundësia që këto anije të jenë përdorur për transportin e gurëve nga qyteti Sur për të krijuar një rrugë detare, por që si pasojë e peshës së rëndë dhe valëve të detit, janë mbytur dhe janë fundosur në ujë".

Sarixhi në vazhdim tha: "Sipas burimeve historike, Aleksandri i Madh për shkak të dështimit në pushtimin e një ishulli, është detyruar të ndërtojë një rrugë detare për ta pushtuar atë ishull dhe në fund arriti ta pushtojë dhe të shkatërrojë të tërën dhe t'i robërojë banorët e saj".

Xhafer Fadlullah, arkeologjist i Libanit, gjithashtu në lidhje me këtë çështje ka thënë: "Objektet e zbuluar në këto anije në thellësinë e detit sidomos ibrikët brej balte që përdoreshin për mbajtjen e verës, tregojnë se ishin një grup anijesh greke që udhëtonin drejt qytetit Sur dhe një katastrofë natyrore është bërë shkak për mbytjen dhe fundosjen e tyre në det".

Sarixhi ka kërkuar nga drejtoria e arkeologjisë së Libanit që të fillojë punën dhe programin për gërmimin dhe studimin e këtyre anijeve që konsiderohet një thesar i çmuar historik.