Çavushoglu: Turqia është kundër sanksioneve të Amerikës kundër Iranit
Mevlyt Çaushoglu, ministri i punëve të jashtme të Turqisë, të mërkurën në konferencën për shtyp të përbashkët me homologun e tij iranian Muhamed Xhavad Zarif në Ankara theksoi se Turqia kundërshton sanksionet e Amerikës kundër Iranit dhe ky qëndrim do t'i kumtohet edhe Uashingtonit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ministri i jashtëm i Turqisë me këtë rast ka thënë se Ankaraja gjithmonë në takimet ndërkombëtare ka deklaruar kundërshtimin e saj në lidhje me sanksionet e Uashingtonit kundër Iranit dhe këtë qëndrim ua ka bërë të qartë autoriteteve amerikane.
Çavushoglu në vazhdim vuri në dukje vizitën e djeshme të ministrave të mbrojtjes, të financave dhe të tregtisë së Turqisë në Amerikë dhe tha: "Autoritetet e Turqisë në takimet e zhvilluar me palët amerikane kanë diskutuar në lidhje me çështjen e sanksioneve të Amerikës kundër Iranit dhe kanë shprehur brengosjen e Ankarasë në lidhje me këtë çështje".
Çavushoglu në lidhje me amnistinë e Turqisë nga sanksionet e Amerikës kundër Iranit, deklaroi: "Autoritetet e Turqisë në nivele të ndryshme kanë deklaruar këtë qëndrim për autoritetet amerikane se Ankara do të vazhdojë përpjekjet e saj për të çuar në 30 miliardë dollarë sasinë e shkëmbimeve tregtare me Teheranin dhe në lidhje me këtë çështje do të shqyrtojë krijimin e mekanizmave të ri përkrah mekanizmave ekzistues për bashkëpunim me Iranin".
Çavushoglu me këtë rast vuri në dukje edhe veprimin e qeverisë së Donald Trump kundër Gardës Revolucionare të Iranit dhe deklaroi: "Në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ekziston miqësi dhe armiqësi absolute, prandaj edhe nëse në periudhën e rënies së marrëdhënieve, forcat e armatosura të një vendi vendosen në listën e grupeve terroriste, një vendim i tillë shkakton kaos".
Çavushoglu theksoi: "Ne theksojmë në luftën me të gjitha grupet terroriste, prandaj bashkëpunimin dhe aleancën bilaterale me Republikën Islamike të Iranit në luftën kundër grupeve terroriste e vlerësojmë shumë të rëndësishme".