Vriten 54 mercenarë sauditë në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87399-vriten_54_mercenarë_sauditë_në_jemen
Në operacionet e lëvizjes popullore jemenase Ansarullah kundër bazave të ushtrisë së Arabisë saudite dhe mercenarëve të varur nga ish presidenti Mansur Hadi, janë vrarë 54 ushtarakë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 22, 2019 04:29 Europe/Tirane
  • Vriten 54 mercenarë sauditë në Jemen

Në operacionet e lëvizjes popullore jemenase Ansarullah kundër bazave të ushtrisë së Arabisë saudite dhe mercenarëve të varur nga ish presidenti Mansur Hadi, janë vrarë 54 ushtarakë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Masira e lajmeve sipas të cilës në këtë operacion janë vrarë 9 ushtarakë saudite dhe 45 mercenarë, si dhe janë plagosur shumë të tjerë. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.