Arabia Saudite ekzekuton 37 persona nën akuzat për "terrorizëm"
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87440-arabia_saudite_ekzekuton_37_persona_nën_akuzat_për_terrorizëm
Ministria e brendshme e Arabisë Saudite thotë se ka ekzekutuar 37 vetë në një ditë të vetme "në lidhje me krimet e terrorizmit", si një goditje e radhës e Princit të Kurorës Mohammed bin Salman kundër aktivistëve pro-demokracisë, aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe intelektualëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 23, 2019 15:52 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite ekzekuton 37 persona nën akuzat për

Ministria e brendshme e Arabisë Saudite thotë se ka ekzekutuar 37 vetë në një ditë të vetme "në lidhje me krimet e terrorizmit", si një goditje e radhës e Princit të Kurorës Mohammed bin Salman kundër aktivistëve pro-demokracisë, aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe intelektualëve.

E përditshmja Okaz në gjuhën arabe, duke cituar një deklaratë të lëshuar nga ministria në fjalë, dënimi me vdekje u zbatua të martën "mbi disa të akuzuar për shkak të ideologjive terroriste ekstremiste dhe formimin e qelizave terroriste për të korruptuar dhe shkatërruar sigurinë si dhe përhapjen e kaosit dhe provokimin e grindjeve sektare". Deklarata shtoi se ekzekutimet u zhvilluan në kryeqytetin Riad, qytetet e shenjta muslimane Mekë dhe Medinë, provincën qendrore Kasimi, provincën lindore të Asirit. Të dënuarit ishin të gjithë shtetas sauditë. Agjencia zyrtare e shtypit saudit (SPA) tha gjithashtu se një nga të dënuarit u kryqëzua pas ekzekutimit.