17 të vrarë nga një shpërthim në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87464-17_të_vrarë_nga_një_shpërthim_në_siri
17 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, kur një shpërthim i fuqishëm ka trazuar qytetin Idlib në veriperëndim të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 24, 2019 15:52 Europe/Tirane
  • 17 të vrarë nga një shpërthim në Siri

17 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, kur një shpërthim i fuqishëm ka trazuar qytetin Idlib në veriperëndim të Sirisë.

Të ashtuquajturat grupi i mbrojtjes civile i helmetave të bardha dhe banorët lokalë thanë se shpërthimi ka ndodhur të mërkurën në Xhisr al-Shughour, i vendosur rreth 330 kilometra në veri të kryeqytetit Damask, duke shkatërruar disa ndërtesa rezidenciale. Ahmad Jazixhi, anëtar i helmetave të bardha të mbështetur nga Perëndimi, të cilët janë akuzuar për bashkëpunimin me militantët takfiristë dhe për organizimin e sulmeve me gaz të rremë, thanë se të paktën 17 vetë u vranë dhe së paku 27 vetë, kryesisht civilë u plagosën. Ai vuri në dukje se numri i viktimave pritet të rritet pasi disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike dhe punonjësit e shpëtimit po nxjerrin trupat nga rrënojat. I ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se shkaku i shpërthimit në Xhisr al-Shughour nuk është bërë i qartë.