Tortura dhe përdhunime ndaj të burgosurve në Bahrejn
Zv/kreu i organizatës paqësore për demokraci dhe të drejtat e njeriut në Bahrejn ka thënë se regjimi Al Khalifa duhet të lejojë organizatat ndërkombëtare që të analizojnë çështjen e torturimit të të burgosurve politikë.
Jusef Mohafedhe ka thënë: Regjimi Al Khalifa duhet të lejojë organizatat ndërkombëtare që të analizojnë dhe shqyrtojnë çështjen e torturimit të të burgosurve dhe të hetojnë veprimet që kryen ky regjim ndaj të burgosurve. Ai gjithashtu përmendi fakte dhe dokumente që vërtetojnë përdhunimin e të burgosurve në burgjet e Bahrejnit. Raportet juridike mbi gjendjen në Bahrejn dëshmojnë për tortura dhe përdhunime të ushtruar ndaj të burgosurve në burgjet e regjimit Al Khalifa të cilat përdoren si mjete për të ushtruar presione ndaj atyre personave që kërkojnë demokraci. Mohafedhe ndër të tjera tha se regjimi Al Khafalia mundohet të fshehë aktet e dhunshme dhe çnjerëzore të tij ndaj protestuesve mirëpo dëshmitë e dëshmitarëve të gjallë brenda dhe jashtë Bahrejnit janë fakte të cilat duhet të shfrytëzohen nga organet ndërkombëtare kundër sistemit të torturës dhe përdhunimit të të burgosurve në Bahrejn.