Al Bagdadi dështon të kalojë nga Siria në Irak
Një zyrtar irakian i zbulimit thotë se udhëheqësi i grupit terrorist ISIS Abu Bakr al-Bagdadi, kishte tentuar gjatë javëve të kaluara të kalonte nga Siria në provincën perëndimore irakiane Anbar, por nuk e bëri këtë për shkak të shtrëngimit të masave të sigurisë përgjatë kufirit midis dy vendeve.
Zyrtari i paidentifikuar i tha rrjetit televiziv rus RT në gjuhën arabe të shtunën se Bagdadi po fshihet aktualisht në zonën malore Abu Rajmin në verilindje të qytetit të lashtë Palmira në provincën qendrore të Sirisë Homs. Zyrtari më tej vuri në dukje se Bagdadi kishte tentuar të hynte në Irak për disa javë, por nuk mund të kishte sukses pasi masa të rrepta të sigurisë po aplikohen në kufirin irakian-sirian. Ai theksoi se kreu i ISIS tani po mbështetet nga një numër i vogël i ndihmësve të afërt, të cilët janë kryesisht me origjinë saudite, tuniziane dhe irakiane.