Pas 5 vitesh shfaqet përsëri Abu Bekr Bagdadi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87617-pas_5_vitesh_shfaqet_përsëri_abu_bekr_bagdadi
Abu Bekr Bagdadi kreu i grupit terrorist ISIS, për të cilin më herët flitej se ishte vrarë, është shfaqur në një video të regjistruar.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 30, 2019 09:48 Europe/Tirane
  • Pas 5 vitesh shfaqet përsëri Abu Bekr Bagdadi

Abu Bekr Bagdadi kreu i grupit terrorist ISIS, për të cilin më herët flitej se ishte vrarë, është shfaqur në një video të regjistruar.

Filmi i Abu Bekr Bagdadi është shfaqur nga grupi terrorist ISIS nëpërmjet aplikacionit Telegram. Fjalimi i parë i tij është bërë në vitin 2014 në xhaminë Nuri të qytetit Mosul në Irak. Në këtë film Abu Bekr Bagdadi shfaqet me një mjekër të gjatë të rrethuar nga 3 burra të maskuar. Në film Abu Bekr Bagdadi thotë se do të marrë hakun e të vrarëve dhe të të burgosurve. Ai gjithashtu ka pretenduar se ISIS ka kryer 92 operacione në 8 vende të botës. Më herët një zyrtar irakian i zbulimit ka thënë se udhëheqësi i grupit terrorist ISIS Abu Bakr al-Bagdadi, kishte tentuar gjatë javëve të kaluara të kalonte nga Siria në provincën perëndimore irakiane Anbar, por nuk e bëri këtë për shkak të shtrëngimit të masave të sigurisë përgjatë kufirit midis dy vendeve. Zyrtari i paidentifikuar i tha se Bagdadi po fshihet aktualisht në zonën malore Abu Rajmin në verilindje të qytetit të lashtë Palmira në provincën qendrore të Sirisë Homs. Zyrtari më tej vuri në dukje se Bagdadi kishte tentuar të hynte në Irak për disa javë, por nuk mund të kishte sukses pasi masa të rrepta të sigurisë po aplikohen në kufirin irakian-sirian. Ai theksoi se kreu i ISIS tani po mbështetet nga një numër i vogël i ndihmësve të afërt, të cilët janë kryesisht me origjinë saudite, tuniziane dhe irakiane.