Regjimi sionist shkatërron shtëpitë e palestinezëve në Kodsin e Shenjtë
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë shkatërruar shtëpitë e disa palestinezëve në Kodsin e pushtuar dhe kanë sulmuar pronarët e këtyre shtëpive.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se disa forca ushtarake të regjimit sionist kanë shkatërruar disa shtëpi palestineze në rajonin Silvan në jug të Kodsit të shenjtë me pretekst se pronarët e tyre nuk posedojnë leje të ndërtimit dhe kanë sulmuar disa familje palestineze të cilët mundoheshin të pengonin forcat e regjimit sionist dhe këtyre përleshjeve janë plagosur disa palestinezë.
Para kësaj, gjykata e regjimit sionist në qytetin e Kodsit të shenjtë ka lëshuar vendimin për shkatërrimin e dhjetëra shtëpive palestineze në lagjen Silvan.
Kjo është në kohën kur ky vendim i gjykatës nuk ka përfshirë edhe shtëpitë e kolonëve sionist të cilat i kanë ndërtuar në koloninë El-Ad.