Netanjahu lavdëron veprimet anti-iraniane të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87674-netanjahu_lavdëron_veprimet_anti_iraniane_të_trump
Kryeministri i regjimit sionist të mërkurën në mbrëmje duke lavdëruar veprimet anti-iraniane të Donald Trump, presidentit të Amerikës, deklaroi se Izraeli synon të shtohet sa më shumë presioni ndaj Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 02, 2019 08:31 Europe/Tirane
  • Netanjahu lavdëron veprimet anti-iraniane të Trump

Kryeministri i regjimit sionist të mërkurën në mbrëmje duke lavdëruar veprimet anti-iraniane të Donald Trump, presidentit të Amerikës, deklaroi se Izraeli synon të shtohet sa më shumë presioni ndaj Iranit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Benjamin Netanjahu ka theksuar se dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore, rikthimi në fuqi të sanksioneve ekonomike kundër Iranit dhe vendosja e emrit të Gardës Revolucionare të Iranit në listën e grupeve terroriste të Amerikës, janë veprime që mbështeten tërësisht nga ai.

Kryeministri i regjimit sionist edhe më parë ka lavdëruar Donald Trumpin për përpjekjet e tij për ushtrimin e sa më shumë presioneve mbi Republikën Islamike të Iranit.

Trump që nga koha kur ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë po ndjek politika të tilla ndaj rajonit të Azisë Perëndimore të cilat tërësisht po mbështeten nga kryeministri i regjimit sionist. Trump në fillim, në dhjetor të vitit 2017 ka njohur zyrtarisht Kodsin e shenjtë si kryeqytet të regjimit sionist. Ai disa muaj më vonë doli nga marrëveshja bërthamore dhe riktheu në fuqi sanksionet kundër Republikës Islamike të Iranit.