Izraeli sulmon qendrën e agjencisë Anandoli në Gaza
Ushtria izraelite bombardoi ndërtesën ku gjendet edhe zyra e Anadolu Agency (AA) brenda Rripit të Gazës në bllokadë.
Sipas informacionit të gazetarëve të AA-së nga Gaza, forcat izraelite realizuan të shtëna paralajmëruese në ndërtesën ku gjendet edhe zyra e AA-së. Punonjësit e AA-së, menjëherë pas të shtënave paralajmëruese, me gjërat që kanë mundur t'i marrin me vete kanë zbrazur ndërtesën. Pas një kohe të shkurtër, avionët luftarake izraelite me të paktën 5 raketa realizuan sulm ajror, si pasojë e së cilës ndërtesa u shkatërrua plotësisht. Gjendja e punonjësve të Anadolu Agency është e mirë, ndërsa ende nuk ka informacione rreth viktimave. "Shënjestrimi i zyrës së AA, është përpjekje për largimin e dëshmitarëve". Qeveria palestineze ka deklaruar se shënjestrimi i zyrës së AA, është përpjekje për largimin e dëshmitarëve dhe përgatitje të Izraelit për masakrën ndaj Gazës. Ushtria izraelite duke u arsyetuar në raketat e shkrepura nga Gaza, sot pas dreke kishte filluar sulme ajrore ndaj rajonit. Në sulmet ishin martirizuar të paktën 3 palestinezë prej të cilëve një foshnjë dhe një grua shtatzënë, ndërsa ishin plagosur të paktën 12 persona.