Raundi i ri i krimeve të Izraelit kundër palestinezëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87771-raundi_i_ri_i_krimeve_të_izraelit_kundër_palestinezëve
Në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, regjimi sionist ka nisur një raund të ri sulmesh kundër palestinezëve që është përballur me reagimin e fuqishëm të grupeve të rezistencës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 06, 2019 03:13 Europe/Tirane
  • Raundi i ri i krimeve të Izraelit kundër palestinezëve

Në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, regjimi sionist ka nisur një raund të ri sulmesh kundër palestinezëve që është përballur me reagimin e fuqishëm të grupeve të rezistencës.

Në sulmet e fundit të ushtrisë izraelite, sipas palës izraelite, për shkak të sulmit me raketa nga Rripi i Gazës, jetën e kanë humbur dy palestinezë. Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njofton se në sulmet izraelite në lindje të Gazës humbën jetën Bilal al-Bana dhe Abdullah Abu al-Ata. Në njoftimin e ministrisë thuhet se numri i të vrarëve në sulmet ajrore, që ndërmerr Izraeli nga dita e djeshme në Rripin e Gazës, është rritur në nëntë, ndërsa 80 të tjerë janë plagosur. Në mesin e viktimave është edhe një foshnje 14-muajshe dhe nëna e saj shtatzëne. Përderisa Izraeli vazhdon sulmet në Gaza, pala palestineze kundërpërgjigjet me raketa. Zëdhënësi i policisë izraelite, Micky Rosenfeld tha se nga pasojat e raketave të lëshuara nga Gaza në Izrael, në qytetin jugor izraelit Ashkelon kanë humbur jetën dy shtetas izraelitë dhe një ka pësuar plagë të rënda. Rosenfeld tha se do informojë në mënyrë shtesë opinionin për detajet e rastit. Mediat izraelite raportojnë se dy izraelitët e vrarë ishin viktima të dy sulmeve të ndara raketore dhe se kanë vdekur në spitalin në Ashkelon. Sot në mëngjes u vra një izraelit tjetër në sulmet raketore në Ashkelon. Forcat izraelite nga e premtja kryejnë sulme të ashpra ajrore në Gaza dhe deri tani kanë vrarë të paktën 13 palestinezë. Rezistenca palestineze në përgjigje të agresioneve dhe sulmeve të regjimit sionist ndaj rripit të Gazës, ka lëshuar raketa dhe ka goditur të paktën 2 baza ajrore të regjimit sionist. Rezistenca palestineze ka sulmuar bazën ajrore Hatzerim dhe aeroportin ushtarak Nevatim si dhe rajonet Baer Saba, Negab dhe Askalan në Palestinën e Pushtuar. Kanali televiziv Menar njoftoi se pas sulmi me raketa ndaj kolonisë sioniste në rajonin e pushtuar Negab janë plagosur disa sioniste. Rezistenca palestineze më herët kishte paralajmëruar regjimin sionist se në rast të shtimit të sulmeve ndaj rripit të Gazës do të përgjigjet me raketa. Gaza mbahet e rrethuar nga regjimi sionist për 13 vite me radhë dhe gjatë kësaj kohe ka penguar futjen e medikamenteve dhe ushqimeve në këtë rajon. Ndërkohë ministria e jashtme e Turqisë me anë të një deklarate i ka kërkuar Bashkësisë Ndërkombëtare të ndërhyjë urgjent për të parandaluar tensionimin e situatës në rajon. Kjo ministri i ka kërkuar Bashkësisë Ndërkombëtare të ndërhyjë për të parandaluar veprimet e njëanshme të regjimit sionist dhe vrasjen e pamëshirshme të populli palestinez. Avionët luftarakë të regjimit sionist kanë sulmuar me 5 raketa qendrën e rrjetit informativ Anatoli të Turqisë në Rripin e Gazës. Aktualisht avionët dhe helikopterët ushtarak të regjimit sionist po kryejnë bombardime në Gaza që nga dita e premte. Gaza është një rajon i bllokuar nga Izraeli që nga viti 2006, regjim ky që nuk lejon futjen e medikamenteve dhe ushqimeve për banorët e këtij rajoni. Kryeministri i regjimit sionist, Beniamin Netanjahu tha se do të vazhdojnë sulmet të cilat ushtria izraelite i filloi dje në Rripin e Gazës nën pushtim.  Në një deklaratë para takimit të kabinetit Netanjahu ka bërë një vlerësim në lidhje me tensionet që ndodhën në Gaza. "Grupet palestineze do të paguajnë një kosto të rëndë", pretendon Netanjahu i cili për shkak të rritjes së tensioneve ka akuzuar Hamasin dhe Xhihadin Islamik. Pasi ka bërë të ditur se ka dhënë udhëzim për përforcimin e forcave izraelite në rajonet pranë kufirit me Gazën, Netanjahu tha: "Urdhërova ushtrinë izraelite për të vazhduar sulmet e saj gjithëpërfshirëse kundër grupeve në Rripin e Gazës".  Ushtria izraelite po godet Rripin e Gazës duke u justifikuar me raketat e hedhura nga Gaza. Sipas një deklarate të bërë nga ushtria, që nga dje në mëngjes në Gaza janë goditur më shumë se 220 objektiva të Xhihadit Islamik dhe Brigadave Izzeddin al-Qassam, krahut ushtarak të Hamasit. Në deklaratë thuhet se edhe grupet palestineze nga Gaza që nga mëngjesi i ditës së djeshme drejt Izraelit kanë lëshuar më shumë se 600 raketa.