Shpërthime të fuqishme në qytetin port të Arabisë Saudite Janbu
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87786-shpërthime_të_fuqishme_në_qytetin_port_të_arabisë_saudite_janbu
Një numër shpërthimesh të fuqishme janë dëgjuar në qytetin port të Arabisë Saudite Janbu, konfirmuan burime lokale të hënën, duke mos raportuar për viktima të mundshme.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 06, 2019 20:16 Europe/Tirane
  • Shpërthime të fuqishme në qytetin port të Arabisë Saudite Janbu

Një numër shpërthimesh të fuqishme janë dëgjuar në qytetin port të Arabisë Saudite Janbu, konfirmuan burime lokale të hënën, duke mos raportuar për viktima të mundshme.

Asnjë detaj tjetër nuk është vënë në dispozicion deri në këtë moment dhe asnjë grup ose individ nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet. Janbu 'është një terminal i rëndësishëm i anijeve të naftës për Arabinë Saudite dhe vendi i tre rafinerive të naftës dhe i disa materialeve të tjera petrokimike. Qyteti i dytë më i madh saudit përgjatë bregdetit të Detit të Kuq, Janbu është gjithashtu porti i dytë pas Xhedah dhe shërben si porta kryesore për qytetin e shenjtë të Medinës. Disa aktivistë të mediave sociale pretendojnë se qyteti port është goditur nga disa raketa.