Sulmet sioniste shkatërruan 800 njësi banimi në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87818-sulmet_sioniste_shkatërruan_800_njësi_banimi_në_gaza
Zëvendësministri i Punës dhe Urbanizmit në Rripin e Gazës tha se 800 njësi banimi dhe 13 shkolla u shkatërruan nga sulmet masive të regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 07, 2019 15:14 Europe/Tirane
  • Sulmet sioniste shkatërruan 800 njësi banimi në Gaza

Zëvendësministri i Punës dhe Urbanizmit në Rripin e Gazës tha se 800 njësi banimi dhe 13 shkolla u shkatërruan nga sulmet masive të regjimit sionist.

Naxhi Sarhan, ka njoftuar statistikat përfundimtare të dëmeve në sulmet e fundit sioniste dhe ka shtuar: Më shumë se 700 njësi banimi dhe 100 të tjera janë shkatërruar plotësisht. Regjimi sionist në sulmet dy ditore në Rripin e Gazës, nuk është treguar i mëshirshëm as ndaj fëmijëve disa muajsh, por rezistenca duke hedhur 650 raketa, i ka treguar Tel Avivit se nuk do të mbetet pa përgjigje. Pas kundërpërgjigjes së prerë dhe të fuqishme të grupeve të Rezistencës së Palestinës ndaj sulmeve ushtarake të Izraelit, regjimi sionist për herë të dytë ka pësuar disfatë në gjatë muajt e fundit dhe u detyrua të pranojë armëpushim të përkohshëm.