Forcat e Jemenit u përgjigjen krimeve të agresorëve sauditë
Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit u janë përgjigjur krimeve ë regjimit al Suad duke sulmuar pozicionet e forcave saudite në jug të Arabisë Saudite.
Agjencia Masira e lajmeve njofton se ushtria e Jemenit ka lëshuar një raketë të tipit Zelzal-1 në rajonin Gis pjesë e provincës Xhizan në Arabinë Saudite. Gjithashtu ushtria e Jemenit ka sulmuar pozicionet e mercenarëve të varur nga ish presidenti i vetë-dorëhequr Mansur Hadi në rajoni Axhasher në kufirin me Arabinë Saudite. Ndërsa avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar qytezën Ketaf pjesë e provincës Saade në Jemen. Në këtë sulm janë vrarë 2 fëmijë jemenas. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Vlen të theksohet se Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri.