Arrestohen 905 palestinezë nga marsi deri në prill 2019
May 13, 2019 05:15 Europe/Tirane
Delegacioni përgjegjës për të burgosurit dhe të liruarit palestinezë ka njoftuar se 905 shtetas palestinezë janë arrestuar nga regjimi sionist nga marsi deri në prill të këtij viti.
Sipas këtij delegacioni 156 nga të arrestuarit janë femra dhe fëmijë. Rreth 500 palestinezë janë dërguar në burg pa pasur asnjë akuzë ndaj tyre ndërsa 112 palestinezë janë arrestuar në 2 muajt e fundit. Vlen të theksohet se në burgjet e regjimit sionist mbahen të burgosur rreth 7 mijë palestinezë në kushtet më të këqija të mundshme ndërkohë që prej tyre 1800 janë të sëmurë.
Tags