Palestina paditë SHBA në Gjykatën Ndërkombëtare Penale
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88018-palestina_paditë_shba_në_gjykatën_ndërkombëtare_penale
Ministri i jashtëm i Palestinës ka deklaruar të mërkurën mbrëma se ai ka paraqitur një padi kundër SHBA në Gjykatën Ndërkombëtare Penale të Hagës, lidhur me transferimin e ambasadës në Kudsin e pushtuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 16, 2019 03:42 Europe/Tirane
  • Palestina paditë SHBA në Gjykatën Ndërkombëtare Penale

Ministri i jashtëm i Palestinës ka deklaruar të mërkurën mbrëma se ai ka paraqitur një padi kundër SHBA në Gjykatën Ndërkombëtare Penale të Hagës, lidhur me transferimin e ambasadës në Kudsin e pushtuar.

Rijad Maliki tha se Palestina padinë e ka bazuar në Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Sipas kësaj konvente, ambasadat e shteteve duhet të mbahen në rajonet që sovraniteti ushtrohet nga qeveria mikpritëse. Duke ju referuar përpjekjeve për të eliminuar identitetin kombëtar dhe të drejtat legjitime palestineze, Maliki vuri në dukje se qëndrueshmëria e popullit palestinez dhe këmbëngulja që ata të kundërshtojnë veprimet për të zhdukur të drejtat e tyre do të jenë efektive dhe nuk do të heqin dorë aspak në respektimin e të drejtave të popullit palestinez. Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi më 6 dhjetor 2017, pavarësisht kundërshtimeve të gjera rajonale dhe globale, se Uashingtoni e njeh Jerusalemin si kryeqytetin e regjimit sionist.