Ushtria e Sirisë çliron disa fshatra në provincën Hamah
Ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Sirisë kanë çliruar fshatin Al-Huvejz në veriperëndim të provincës Hamah nga pushtimi i terroristëve.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi ushtria dhe forcat e rezistencës së Sirisë në vazhdim të luftës kundër grupit terrorist Tahrir Sham dhe terroristëve të tjerë, ditën e mërkurë ka çliruar tërësisht fshatin Al-Huvejz në veri të aeroportit bujqësor Al-Shari’a.
Forcat siriane të martën kanë çliruar edhe fshatrat Hamrah, Muhaxhirin, Al-Shari’a dhe aeroportin e bujqësor në këtë rajon duke spastruar tërësisht këto zona nga prania e terroristëve.
Ushtria e Sirisë së fundi ka filluar operacionet e reja në provincën Idlib që akoma ndodhet nën pushtimin e grupeve terroriste dhe ka bombarduar e shkatërruar depot e armatimeve dhe pozicionet e terroristëve në këtë provincë.