Regjimi sionist vazhdon arrestimin e palestinezëve në Bregun Perëndimor
Forcat ushtarake të regjimit sionist sot (të premten) kanë sulmuar disa rajone në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës dhe kanë arrestuar tre palestinezë.
Forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë këtyre sulmeve kanë bastisur në nivel të gjerë shtëpitë e palestinezëve dhe këta tre palestinezë i kanë dërguar në drejtim të panjohur.
Forcat ushtarake të regjimit sionist edhe ditën e enjte kanë kryer sulme në qytetet Ramallah, Bejt Lahm dhe Xhenin dha janë përleshur me palestinezët ku kanë arrestuar gjashtë palestinezë.
Forcat e regjimit sionist për çdo ditë po kryejnë sulme dhe bastisje në rajone të ndryshme të Palestinës me qëllim që të dëbojnë sa më shumë palestinezët nga vendbanimet e tyre.