Vogëlushja palestineze vdes larg familjes
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88107-vogëlushja_palestineze_vdes_larg_familjes
Ajshe Al-Lulu, vogëlushja pesë vjeçare palestineze e cila për shkak të mungesës së kushteve mjekësore për kurimin e kancerit në tru, kishte shkuar në Bregun Perëndimor, ka vdekur larg familjes së saj.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 19, 2019 11:02 Europe/Tirane
  • Vogëlushja palestineze vdes larg familjes

Ajshe Al-Lulu, vogëlushja pesë vjeçare palestineze e cila për shkak të mungesës së kushteve mjekësore për kurimin e kancerit në tru, kishte shkuar në Bregun Perëndimor, ka vdekur larg familjes së saj.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ditën e shtunë në një deklaratë të publikuar për media, ka thënë: “Dhimbja dhe vuajtja e Ajshe Al-Lulu dhe moslejimi i familjes së saj që ta shoqëronte atë në udhëtimin për ta kuruar sëmundjen e saj në Bregun Perëndimor, tregon qartë padrejtësinë dhe dhunën e regjimit sionist dhe reflekton dhimbjen dhe vuajtjen e të gjithë popullit të Palestinës”.

Në këtë deklaratë thuhet: “Ajshe Al-Lulu para ndërhyrjes kirurgjike në spitalet e Kodsit të shenjtë me ta hequr tumorin në tru, qante shumë dhe vazhdimisht thërriste nënën e saj. Regjimi sionist nuk e kishte lejuar nënën e Ajshes që të dalë nga Rripi i Gazës dhe të shkojë në qytetin e Kodsit. Ajshe Al-Lulu gjatë ndërhyrjes kirurgjike ishte e vetme dhe vetëm një grua palestineze në mënyrë vullnetare qëndronte pranë saj”.

Vdekja e kësaj vogëlushe palestineze larg përkëdheljeve të fundit të nënës së saj dhe larg babait të saj, ka ndodhur në kohën kur pretenduesit e mbrojtjes së të drejtave të njeriut organizuan sesionin e 65-të e festivalit Eurovizion në Tel Aviv.