Hetimet kundër FETO-s në Turqi, kërkohet arrestimi i 140 ushtarakëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88150-hetimet_kundër_feto_s_në_turqi_kërkohet_arrestimi_i_140_ushtarakëve
Në mesin e të dyshuarve janë 41 oficerë aktiv të forcave tokësore të ushtrisë turke, si dhe oficerë të marinës dhe forcave ajrore
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 21, 2019 08:28 Europe/Tirane
  • Hetimet kundër FETO-s në Turqi, kërkohet arrestimi i 140 ushtarakëve

Në mesin e të dyshuarve janë 41 oficerë aktiv të forcave tokësore të ushtrisë turke, si dhe oficerë të marinës dhe forcave ajrore

Prokuroria në Ankara ka lëshuar urdhër arresti kundër 140 personave të lidhur me organizatën terroriste FETO, e cila orkestroi tentimin e grusht shtetit në Turqi në korrik të vitit 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria njoftoi se bëhet fjalë për persona që ishin pjesë e rrjetit të FETO-s të infiltruar brenda Forcave të Armatosura Turke (TSK).

Në mesin e të dyshuarve janë 41 oficerë aktiv të forcave tokësore të ushtrisë turke, si dhe oficerë të marinës dhe forcave ajrore.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për përpjekjen e përgjakshme të grushtit të shtetit në Turqi në natën e 15 korrikut 2016.

Kjo është një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetulah Gulen, me banim në SHBA, ekstradimin e të cilit Turqia e ka kërkuar zyrtarisht nga SHBA-të.

Anëtarët e kësaj organizate terroriste janë avancuar në shërbim duke rregulluar provimet në institucionet shtetërore për vite me radhë. Në dhjetor të vitit 2013, anëtarët e FETO-s në gjyqësorin e Turqisë u përpoqën të ndjekin penalisht një numër të zyrtarëve të lartë përmes procesit të montuar për korrupsion.

Disa vite më vonë, pasoi përpjekja e përgjakshme nga terroristët e FETO-s, kur më 15 korrik oficerët e ushtrisë turke besnike ndaj kësaj organizate terroriste nisën përpjekjen e grusht shtetit.

Hetimet rreth organizatës terroriste FETO kanë treguar se kjo është një rrjet global që nuk përbën kërcënim vetëm për Turqinë, por për çdo vend tjetër në të cilin është aktiv, kurse zyrtarët turq e kanë thënë në mënyrë të përsëritur. Gjatë përpjekjes së dështuar të grusht shtetit në Turqi, 251 persona u vranë dhe rreth 2,200 të tjerë u plagosën.