Iraku përjashtohet nga sanksionet energjetike të Amerikës kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88184-iraku_përjashtohet_nga_sanksionet_energjetike_të_amerikës_kundër_iranit
I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Bagdad ditën e mërkurë njoftoi se Uashingtoni ka përjashtuar Irakun nga sanksionet e vendosura nga Amerika kundër vendeve që importojnë energji elektrike dhe gaz nga Irani.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 23, 2019 04:39 Europe/Tirane
  • Iraku përjashtohet nga sanksionet energjetike të Amerikës kundër Iranit

I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Bagdad ditën e mërkurë njoftoi se Uashingtoni ka përjashtuar Irakun nga sanksionet e vendosura nga Amerika kundër vendeve që importojnë energji elektrike dhe gaz nga Irani.

Joey Hood ka thënë se Iraku mund të blejë energjinë e tij të nevojshme nga Irani. Deklarata e të ngarkuarit me punë të ambasadës amerikane në Bagdad bëhet në kohën kur autoritetet amerikane muajt e fundit shumë herë kanë kërkuar ndërprerjen e importit të gazës dhe energjisë elektrike të Irakut nga Irani, mirëpo autoritetet irakianë kanë thënë se të paktën për 3 vitet e ardhshme është e pamundur plotësimi i nevojave për energji në rast se nuk importohet nga Irani. Autoritetet amerikane muajt e fundit disa herë kanë kërkuar që Iraku të ndërpresë importin e energjisë nga Irani, mirëpo kjo kërkesë është refuzuar nga Bagdadi. Iraku një pjesë të madhe të energjisë së tij e garanton duke importuar gaz dhe energji elektrike nga Irani. Autoritetet irakiane janë shprehur se nuk do të ndjekin sanksionet e njëanshme të Amerikës kundër Iranit. Donald Trump president i Amerikës më 8 Maj 2018 tërhoqi në formë të njëanshme Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore që është një marrëveshje ndërkombëtare dhe vendosi rikthimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit. Ky veprim i Donald Trump është dënuar si nga faktori vendas ashtu edhe ai ndërkombëtar.