Ushtria e Jemenit arreston disa pjesëtar të grupit takfirist ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88223-ushtria_e_jemenit_arreston_disa_pjesëtar_të_grupit_takfirist_isis
Ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit kanë arrestuar disa pjesëtarë të grupit terrorist takfirist në provincën Al-Bejda në jug të Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 24, 2019 08:15 Europe/Tirane
  • Ushtria e Jemenit arreston disa pjesëtar të grupit takfirist ISIS

Ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit kanë arrestuar disa pjesëtarë të grupit terrorist takfirist në provincën Al-Bejda në jug të Jemenit.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se në mesin e këtyre terroristëve të arrestuar ndodhen edhe disa krerë të grupit terrorist ISIS me shtetësi të shteteve të huaja.

Edhe më parë Ali Al-Buxhejri, një prej liderëve të pjesës jugore të Jemenit dhe anëtar i Paritë Kongresi Kombëtar, në një intervistë me gazetën katariote “Al-Sharq”, ka njoftuar për planin e Emirateve të Bashkuara Arabe për ta forcuar grupin terrorist ISIS në jug të Jemenit dhe ka thënë: “EBA po punën në rrugën e organizimit të grupit terrorist ISIS në Jug të Jemenit dhe për mbështetjen e organizatës terroriste Al Kaida në këtë vend”.