Lieberman shantazhin Netanjahun në kabinetin e ri qeveritar
Disa burime nga partia “Likud” e Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist ka njoftuar se Avigdor Lieberman, ish-ministri i luftës së regjimit sionist, po bënë përpjekje të shantazhojë Netanjahun.
Kanali 2 i regjimit sionist të enjten njoftoi se Netanjahu për shkak të arrogancës së Liebermanit dhe insistimit të tij për realizimin e kushteve të caktuara për të marrë pjesë në kabinetin e ri qeveritar, synon të organizojë zgjedhje të reja.
Sipas këtij burimi, Netanjahu për shkak të dështimit të negociatave me partinë “Izraeli shtëpia jonë” e drejtuar nga Lieberman për formimin e kabinetit të ri qeveritar, synon të shpërndajë parlamentin e regjimit sionist dhe të organizojë zgjedhje të reja.
Kanali 2 i televizionit të regjimit sionist ka thënë: “Netanjahu në rast të përfundimit të afatit të caktuar për formimin e qeverisë së koalicionit, mund ta formojë kabinetin e ri qeveritar me votën e 60 deputeteve të parlamentit pa praninë e partisë “Izraeli shtëpia jonë” me qëllim që të mos lejojë presidentin e regjimit sionistë të urdhërojë liderin e koalicionit të kaltër dhe të bardhë që ta formojë kabinetin qeveritar.