Tre persona vdesin pas shpërthimit në një xhami në Kabul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88228-tre_persona_vdesin_pas_shpërthimit_në_një_xhami_në_kabul
Tre persona, duke përfshirë një klerik të lartë fetar, janë vrarë dhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi në një xhami, gjatë lutjeve të së premtes në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 24, 2019 16:29 Europe/Tirane
  • Tre persona vdesin pas shpërthimit në një xhami në Kabul

Tre persona, duke përfshirë një klerik të lartë fetar, janë vrarë dhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi në një xhami, gjatë lutjeve të së premtes në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme në këtë shtet, Nasrat Rahimi, ka thënë se në mesin e të vdekurve është edhe kleriku fetar, Mavlavi Raihan. Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, ndonëse talibanët dhe militantët e grupit terrorist ISIS kanë kryer së fundmi sulme në këtë shtet. “Informacioni ynë fillestar na tregon se grupi terrorist i talibanëve qëndron mbrapa sulmit”, ka thënë Rahimi. Ky sulm ka ndodhur teksa myslimanët janë duke agjëruar Muajin e shenjtë të Ramazanit. “Asnjë mysliman nuk duhet të vrasë tjetër mysliman, sidomos gjatë Ramazanit. Ky është mëkat i madh”, ka thënë banori i Kabulit, Ghulam Haidar.