Miratohet ligji për shpërndarjen e parlamentit të regjimit sionist
Deputetët e parlamentit të regjimit sionist dje kanë miratuar një ligj për shpërndarjen e këtij parlamenti.
Pas disfatave të regjimit sionist në përpjekjet për formimin e kabinetit të regjimit sionist, deputetët e parlamentit me 65 vota pro kundrejt 43 votave kundër dhe 6 votave abstenim kanë marrë vendim për shpërbërjen e parlamentit. Ligji duhet të votohet edhe dy herë të tjera me qëllim që të nisë shpërndarja zyrtare e parlamentit të regjimit sionist. E mërkura e kaluar ishte afati i fundit i përcaktuar nga presidenti i regjimit sionist për beniamin Netanjahun për formimin e kabinetit të ri qeveritar. Në zgjedhjet e fundit parlamentare partia Likud e mbështetur nga qeveria amerikane dhe personalisht nga Donald Trump me 30% të votave dhe me 36 vende në parlament ka dalë fituese zgjedhjeve. Partia Blu dhe e Bardhë e kryesuar nga Beni Gantes ish kreu i shtabit të ushtrisë së regjimit sionist me 35 vende në parlament ka zënë vendin e dytë. Deri tani asnjë prej partive pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare në regjimin sionist nuk ka mundur të marrë shumicën e votave për të formuar e vetme kabinetin e ri qeveritar.