Vriten dhjetëra pjesëtarë të ISIS në provincën Salahudin në Irak
May 28, 2019 20:26 Europe/Tirane
Në sulmet e avionëve luftarakë të ushtrisë irakiane ndaj pozicioneve të terroristëve të ISIS në provincën Salahudin, 10 terroristë të ISIS janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur.
Në këto sulme, dy automjete dhe dy tankerë me benzinë janë shkatërruar në zonën Alas në provincën Salahudin. Qeveria irakiane në dhjetor të vitit 2017 ka dëbuar grupin terrorist të ISIS nga Iraku por megjithatë në këtë kanë mbetur disa elementë të këtij grupi që herë pas here kryejnë sulme kundër civilëve irakianë.
Tags