Ushtria siriane neutralizon sulmin e terroristëve në Hamah
Ushtria e Sirisë ka neutralizuar sulmin e terroristëve në qytezën Kefer Nebude në veriperëndim të provincës Hamah dhe ka bombarduar pozicionet e terroristëve në veri të Hamah dhe në jug të provincës Idlib.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se gjeneral Viktor Kubçen, shefi i qendrës së Rusisë për vendosjen e armëpushimit mes palëve të armiqësuara në Siri, ka dhënë detaje në lidhje me sulmin e dështuar të terroristëve të grupit Fronti Nusra në qytezën Kefer Nebude në provincën Hamah të Sirisë.
Gjeneral Kubçen ka thënë se mbi 20 terroristë të grupit Fronti Nusra me mbështetjen e disa automjeteve të blinduara të pajisura me armë të rënda, kanë sulmuar qytezën Kefer Nebuda dhe forcat e ushtrisë siriane kanë neutralizuar këtë sulm të terroristëve.
Agjencia e lajmeve Sputnik duke cituar këtë funksionar rus, ka thënë se gjatë këtyre luftimeve janë vrarë 10 terroristë të grupit Fronti Nusra.
Kjo është në kohën kur të hënën mbi 450 terroristë të grupit Fronti Nusra me tanke dhe raketa kanë sulmuar pozicionet e ushtrisë së Sirisë.