Netanjahu dështon në përpjekjet për krijimin e kabinetit qeveritar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88358-netanjahu_dështon_në_përpjekjet_për_krijimin_e_kabinetit_qeveritar
Parlamenti i reagimit sionist në reagim ndaj pamundësisë së Netanjahut për krijimin e kabinetit të ri të koalicionit, ka votuar edhe një herë pro shpërbërjes së parlamentit dhe organizimit të zgjedhjeve të reja.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 30, 2019 04:34 Europe/Tirane
  • Netanjahu dështon në përpjekjet për krijimin e kabinetit qeveritar

Parlamenti i reagimit sionist në reagim ndaj pamundësisë së Netanjahut për krijimin e kabinetit të ri të koalicionit, ka votuar edhe një herë pro shpërbërjes së parlamentit dhe organizimit të zgjedhjeve të reja.

Më 74 vota pro kundrejt 45 votave kundër, deputetët e parlamentit të regjimit sionist kanë votuar pro shpërbërjes së parlamentit dhe organizimit të zgjedhjeve të reja pas dështimit të përpjekjeve të Beniamin Netanjahu për krijimin e kabinetit të ri qeveritar me parti të tjera në koalicion. E mërkura e kaluar ishte afati i fundit i përcaktuar nga presidenti i regjimit sionist për Beniamin Netanjahun për formimin e kabinetit të ri qeveritar. Në zgjedhjet e fundit parlamentare partia Likud e mbështetur nga qeveria amerikane dhe personalisht nga Donald Trump me 30% të votave dhe me 36 vende në parlament ka dalë fituese  zgjedhjeve. Partia Blu dhe e Bardhë e kryesuar nga Beni Gantes ish kreu i shtabit të ushtrisë së regjimit sionist me 35 vende në parlament ka zënë vendin e dytë. Deri tani asnjë prej partive pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare në regjimin sionist nuk ka mundur të marrë shumicën e votave për të formuar e vetme kabinetin e ri qeveritar.