Emiri i Katarit nuk merr pjesë në samitin e Mekës
(last modified Thu, 30 May 2019 13:31:42 GMT )
May 30, 2019 15:31 Europe/Tirane
  • Emiri i Katarit nuk merr pjesë në samitin e Mekës

Emiri i Katarit ka refuzuar kërkesën e mbretit të Arabisë Saudite për të marrë pjesë në samitin e Mekës dhe do ta dërgojë kryeministrin në vend të tij në Arabinë Saudite.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit me anë të një deklarate, ka deklaruar se Shik Tamim bin Hama Al Thani, emiri i Katarit, nuk do të marrë pjesë në samitin e Mekës dhe do ta dërgojë vetëm Abdallah bin Hamad Al Thani, kryeministrin e këtij vendi në krye të një delegacioni për të marrë pjesë në samitin e Mekës.

Samiti i Mekës organizohet sot më 30 maj, me iniciativën e regjimit Al Saud për të shqyrtuar zhvillimet e fundit në rajon duke përfshirë edhe sulmin me dron të forcave jemenase në objektet naftore të Arabisë Saudite ose ngjarjen e sulmit ndaj disa anijeve transportuese të naftës në portin Al-Faxhir të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Arabia Saudite, EBA, Bahrejni dhe Egjipti që nga 5 qershori, duke akuzuar Katarin për mbështetje ndaj terrorizmit, kanë ndërprerë marrëdhëniet e tyre me këtë vend dhe kanë mbyllur kufijtë tokësor, detar dhe ajror me Katarin, ndërsa kanë caktuar 13 kushte për Katarin që të rivendosin marrëdhëniet.

Tags