Shkaqet e shpërbërjes së parlamentit të regjimit sionist
Pas dështimit të Beniamin Netanjahut për formimin e kabinetit të ri qeveritar, deputetët e regjimit sionist në orët e para të ditës së enjte kanë votuar për shpërbërjen e parlamentit dhe organizimit përsëri të zgjedhjeve të parakohshme.
Zgjedhjet e parakohshme të parlamentit izraelit u zhvilluan më 9 prill dhe koalicioni i drejtuar nga Beniamin Netanjahu arriti të fitojë 36 kursi dhe të marrë nën kontroll shumicën parlamentare. Prandaj Reuven Rivlin, presidenti i regjimit sionist, përsëri për të katërtën herë me radhë emëroi Beniamin Netanjahun në postin e kryeministrit për të formuar kabinetin e ri qeveritar.
Netanjahu gjatë afatit 42 ditor sipas ligjeve të regjimit sionist, nuk arriti të formojë kabinetin e ri qeveritar. Ai në fillim kishte një afat 28 ditor gjatë të cilit nuk arriti të bëjë koalicion me partitë e tjera dhe pikërisht kjo çështje u bë shkak që afati i tij për formimin e kabinetit qeveritar të vazhdohet edhe për 14 ditë të tjera. Mirëpo edhe në këto 14 ditë, Netanjahu nuk arriti të formojë kabinetin e ri qeveritar. Kjo është hera e parë që partia fituese në zgjedhjet parlamentare të regjimit sionist nuk mund të formojë kabinetin qeveritar brenda afatit të caktuar.
Shkaku kryesor i dështimit të Netanjahut në formimin e kabinetit qeveritar është dallimi i pikëpamjeve të tij me Avigdor Liberman, liderin e partisë “Izraeli shtëpia jonë” dhe ish-ministri i luftës i dorëhequr nga kabineti qeveritar i mëparshëm. Partia “Izraeli shtëpia jonë” kishte pesë kursi në parlamentin e regjimit sionist dhe Netanjahu gjithashtu për formimin e kabinetit qeveritar duhej të fitonte votën e 65 deputetëve të parlamentit, mirëpo kërkesat e Liberman janë bërë shkak që të mos formohet koalicioni për formimin e kabinetit të ri qeveritar.
Një prej mosmarrëveshjeve që u bë shkak për ndërprerjen e negociatave përkatëse për formimin e qeverisë së koalicionit të regjimit sionist, ishte mosmarrëveshje për projektligjin në lidhje me shërbimin e detyrueshëm ushtarak i cili liron studentët e shkollave fetare çifute nga shërbimi ushtarak. Avigdor Lieberman pjesëmarrjen në kabinetin e ri qeveritar e ka kushtëzuar me anulimin e përhershëm të lirimit të hebrenjve ultraortodoks nga shërbimi ushtarak, mirëpo Netanjahu është prej mbështetësve të lirimit të hebrenjve ultraortodoks nga shërbimi ushtarak.
Në këtë kuadër, Netanjahu pas dështimit në formimin e kabinetit të ri qeveritar, ka akuzuar Avigdor Lieberman se në negociata nuk kërkon marrëveshje. Netanjahu ka thënë: “Ambiciet një individi janë bërë shkak që izraelitët të shkojnë edhe një herë pranë kutive të votimeve”.
Çështje tjetër e rëndësishme është kjo që pas dështimit të Netanjahut në formimin e kabinetit të ri të qeveritar, kishte vetëm dy rrugë: e para ishte kjo që presidenti i regjimit sionist të emërojë një person tjetër për postin e kryeministrit. E dyta është kjo deputetët e parlamentit sionist të votojnë për shpërbërjen e parlamentit dhe organizimin e zgjedhjeve të reja. Në fund u zgjedh rruga e dytë. Shpërbërja e parlamentit të regjimit sionist u miratua me 74 vota pro dhe 45 vota kundër dhe zgjedhjet e reja priten të organizohen me 17 shtator të vitit 2019. Siç duket vota për shpërndarjen e parlamentit të regjimit sionist është bërë gjithashtu me administrimin e Netanjahut dhe mbështetësve të tij në parlamentin e regjimit sionist, sepse nëse nuk do të shpërbëhej parlamenti i regjimit sionist duhej të largohej nga posti i kryeministrit dhe ky do të ishte fundi i karrierës politiket të Netanjahut i cili po përballet me katër dosje të korrupsionit.