Arrestohen disa agjentë spiunazhi të regjimit sionist në Siri
Ushtria siriane ka arrestuar 30 agjentë të shërbimit informativ të regjimit sionist mes tyre disa oficerë të lartë në qytezën Kafernabuda në veri të provincës Hamah.
Pasi ushtria e Sirisë ka rrethuar qytetin Kafernabuda, terroristët janë munduar të pengojnë futjen e ushtrisë brenda në qytet, mirëpo ushtria e Sirisë ka arritur të neutralizojë të gjitha sulmet e terroristëve. Ndërkohë mësohet se vendet perëndimore janë duke programuar një tjetër skenar për të akuzuar ushtrinë siriane për gjoja përdorimin e armëve kimike me qëllim që të mos zbulohen informacionet e elementëve terroristë. Ushtria siriane gjithashtu ka sulmuar pozicionet e grupit terrorist Fronti Nusra në qytetin Kafersexhana pjesë e provincës Idlib. Prej muajit maj në provincat Idlib dhe Hamah po zhvillohen luftime mes ushtrisë siriane dhe grupeve terroriste.