Rezistenca godet tanket e regjimit sionist me dronë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88378-rezistenca_godet_tanket_e_regjimit_sionist_me_dronë
Brigada e al-Quds, krah i armatosur i lëvizjes Xhihadi islamik palestinez, për herë të parë ka lëshuar një video që tregon tanket izraelite duke u goditur me raketa të lëshuara nga dronët ajror luftarake pa pilot të rezistencës palestineze.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 30, 2019 15:38 Europe/Tirane
  • Rezistenca godet tanket e regjimit sionist me dronë

Brigada e al-Quds, krah i armatosur i lëvizjes Xhihadi islamik palestinez, për herë të parë ka lëshuar një video që tregon tanket izraelite duke u goditur me raketa të lëshuara nga dronët ajror luftarake pa pilot të rezistencës palestineze.

Një video, e marrë dhe lëshuar nga kanali televiziv Al Mejadin me qendër në Liban, të enjten, tregon dronët luftarakë të Brigadave al-Quds të bazuara në Gazë, duke qëlluar dhe goditur me sukses tanket izraelite në një betejë të kohëve të fundit në vende të paspecifikuara. Nuk ka detaje më të detajuara deri më tani mbi datën e saktë të këtij sulmi. Regjimi sionist më 4 dhe 5 maj ka sulmuar zona të ndryshme të rripit të Gazës ku për pasojë 31 palestinezë u martirizuan dhe 177 të tjerë u plagosën. Grupet e rezistencës në përgjigje të sulmeve të regjimit sionist kanë lëshuar 90 raketa dhe predha në drejtim të Palestinës së pushtuar që rezultuan me vrasjen e 4 sionistëve dhe plagosjen e 130 të tjerëve.